Sport

Nis shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Kroaci

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Kroaci, e cila do të zhvillohet më 6 tetor 2016 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, dalin në shitje nga data 29 shtator 2016.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë:

Tribunat E/C = 7 Euro

Tribunat D1/D4 = 15 Euro

Tribuna D3 = 20 Euro

Tribunat A, B = 55 Euro

Tribuna VIP = 130 Euro

Për të gjitha biletat do të lëshohet kupon fiskal. Biletat mund të blihen në pikat e mëposhtme të Money Gram-it në qytetet e Kosovës.

1.        Abi Plus – Prizren

2.       Abi – Prizren

3.       InterTel – Prizren

4.       Albi Net – Kijevë

5.       Aral Petrol – Shtime

6.       AsCom – Suharekë

7.       London – Suharekë

8.       ComNet – Viti

9.       Euro Linda – Ferizaj

10.   Meka – Dragash

11.   Mija – Prishtinë

12.   Market Rina – Gurakoc

13.   Market Rina – Zallq

14.   Try Tours – Pejë

15.   Zuqaku – Vushtrri

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit Loro Boriçi është i kompjuterizuar. Udhëzohen të gjithë të interesuarit që të blejnë bileta vetëm në pikat e lartpërmendura të Money Gram-it. /KI/

Komentoni