Kulturë

Nis Festivali mbarëkombëtar për fëmijë “Ardhmëria”, në Deçan

Në Deçan, organizohet një Festival i fëmijëve me karakter mbarëkombëtar, ku janë paraqitur edhe kopmpozitorët më të mirë.

Festivali  “Ardhmëria” mbahet tradicionalisht ne Deçan, e treta me radhë, që ka nisur me ish- kryetrain e komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

“Ky festival gjithëkombëtar për fëmijë ka kriter  rigoroz,  në të cilën janë përzgjedhur 17 krijime të reja”, deklaroi  për RTK, koordinatorja e Festivalit, znj. Besiana Mehmedi

Tutje, ajo theksoi se ideja e këtij festivali ka qenë  zbulimi i talenteve nga Deçani, e, si rrjedhojë, ka një shkollë për muzikën, që edhe janë ardhmëria e artit muzikor.

Juria e këtij Festivali janë nga vendet e ndryshme, e cila ka bërë një përzgjedhje profesionale.

Në garë për këtë Festival janë fëmijët e moshës 7-10 dhe 13 vjeçare.

Veç tjerash znj. Mehmedi foli edhe për historikun e shkollës muzikore “Ardhmëria”, ku ideja është që çdo fundjavë mbahet mesim i rregullt me fëmijët.

“Në këtë shkollë mbahet teori muzikore, këndim, lëvizje skenike, etj”, theksoi ndër të tjera për RTK, znj. Mehmedi, koordinatore e Festivalit.

Ajo përmendi se  po pregatitet me sukses një gjeneratë e ardhme për muzikën, ku po marrin mësim edhe fëmijët nga  Gjakova,  Peja, etj.

Tutje ajo përmendi edhe për çmimin që mund të shpërblehen artistët e rinj. Ndër çmimet, përpos atyre me vendet e para të dyta e të treta, ndër çmimet më me vlerë ajo ceku edhe çmimin Nexhmije Pagarusha, si dhe çmimin Dervish Shaqa.

Komentoni