Lajme

Nis deratizimi (eliminimi i brejtësve) në lagjet e Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës njofton banorët se në kuadër të planit operativ të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të Shtunën nga data 8 Tetor, do të nis zbatimi i projektit të deratizimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimit si dhe deratizimi i bodrumeve dhe garazheve publike.

Deratizimi (eliminimi i brejtësve), po ashtu ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve. 

Gjatë deratizimit, punëtorët që punojnë do të jenë të pajisur me rroba pune.

I lusim të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë që janë të angazhuara për ta realizuar projektin e deratizimit. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*