Lajmet

Ngrohja fillon këtë fundjavë, shtrihet edhe nje pjese te rruges B

Zyrtarë të NP “Termokos”, njoftuan se kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës.
Për të diskutuar rreth kësaj çështjeje në lidhje të drejtpërdrejt, i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, ishte Naser Canolli, kryeshef i NP “Termokos”.
Canolli tha se gjatë verës kanë bërë përgatitjes dhe janë në fazën e fundit të testimit që të dielen të startojnë me ngrohje.
Ai tha se ngrohja do të bëhet deri më 15 prill të vitit që vjen, pra përgatitjet sipas tij, janë bërë që ngrohja të filloj pa problem. Lagjet të cilat kanë qenë edhe më herët do të ngrohen, por edhe një pjesë e banorëve të rrugës B.
Ai tha se janë në marrëveshje me Komisionin Evropian që të zgjerojnë rrjetin e ngrohjes si qendra që nuk janë disa ndërtesa, në Ulpianë, po ashtu në rrugën B disa ndërtesa dhe disa në lagjen Kalabria.

Komentoni