Nga qershori, BE heq roamingun

Qytetarët e Bashkimit Evropian, që nga kjo verë do t’i përdorimin telefonat e “mençur” pa asnjë kosto shtesë gjatë qëndrimit në ndonjë shtet tjetër të Bashkimit Evropian. Votimi i...

Qytetarët e Bashkimit Evropian, që nga kjo verë do t’i përdorimin telefonat e “mençur” pa asnjë kosto shtesë gjatë qëndrimit në ndonjë shtet tjetër të Bashkimit Evropian.

Votimi i sotëm në Parlamentin Evropian vendosi që nga 15 qershori, qytetarëve të BE-së t’iu mundësohet telefonimi, dërgimi i porosive si dhe interneti pa pagesa shtesë të çmimeve roaming kur qëndrojnë në territor të shtetit tjetër të Bashkimit Evropian. 

Raportuesja për të drejtat e konsumatorëve Miapetra Kumpula-Natri, e cilësoi votën e sotme si fitore të madhe të konsumatorëve evropian.

“Tani mund të festojmë se nga 15 qershori nuk do ekziston më tarifat e roamingut. Përdoruesit që vizitojnë Evropën tani do mund të kontrollojnë emeliet, përdorin hartat, dërgojnë foto dhe përdorin mediat sociale pa asnjë pagesë shtesë”, ka thënë Kumpula-Natri.

Bashkimi Evropian që në vitin 2015 ka premtuar qytetarëve, se do të zhdukë roamingun, por negociatat janë zvarritur shkak të pakënaqësisë në mes të teleoperatorëve evropianë, të cilët me tarifat e roamingut kanë përfituar shumë. Në dhjetëvjeçarin e fundit, në territorin e Bashkimit Evropian, çmimet e roamingut, edhe ashtu kanë zbritur për 90 për qind, ndërsa tani nga mesi I qershorit, roamingu zhduket tërësisht. /rtk/

Kategoritë
Hi Tech
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera