Kosova

Nga protesta e Mushtishtit, 24 të arrestuar dhe katër policë të lënduar

Në protestën e Mushtishtit të Suharekës janë arrestuar 24 protestues, ku si pasojë janë lënduar katër policë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.  

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se qëllimi i Policisë ka qenë të lirohet rruga, dhe sipas tij, ata kanë arritur ta lirojnë atë, por kanë qenë serbët që vullnetarisht kanë kërkuar të mos hyjnë në fshat për shkak se kanë konsideruar se janë vonuar në pritje.

Policia në këto momente kanë nisur të tërhiqen nga fshati, ndërkohë edhe protestuesit janë duke u shpërndarë.

Raportohet se serbët kanë vendosur të largohen dhe janë nisur për të shkuar në Manastirin e Zoçishtës tëë komunës së Rahovecit.

Komentoni