Kosova

Nga pasditja e sotme bien temperaturat në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht i vranët, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Gjatë ditës së sotme temperaturat e larta 16°C do të jenë vetëm në pjesën e parë të ditës, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10°C .

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja , shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.

Komentoni