Lajme

Neymar lëshon “bombën”, kërkon largimin nga Barcelona

Pas kësaj merkatoje të nxehtë vere, vjen dhe lajmi “bombë” nga Barcelona. Neymar raportohet se i ka kërkuar largimin katalanasve.

“Sport” shkruan se ylli brazilian dëshiron të dalë nga hija e Lionel Messit dhe për këtë arsye kërkon të largohet nga Barca.

Kujtojmë që braziliani në vitin 2013 nënshkroi me Barcelonën me të cilën ka një klauzolë lirimi me vlerë prej 200 milionë eurosh.

Skuadrat e Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë interesuar për të marrë shërbimet e Neymar që ka një kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit 2021.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*