ShowBiz

“New Rules” i Dua Lipës arrin edhe një sukses të madh në Mbretërinë e Bashkuar (Foto/Video)

Calvin Harris për herë të tetë në karrierë ka pushtuar majën e top-listës së Mbretërisë së Bashkuara.

Por, ajo që i bënë krenar shqiptarët është arritja e këngëtares Dua Lipa, e cila ka karrierë ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare është renditur e pesta në listën, ku para saj gjendet French Montana feat. Swae Lee, DJ Khaled feat. Rihanna dhe Luis Fonsi, Daddy Yankee and Justin Bieber.

E gjithë kjo në saje të hitit botëror “New Rules”, i cili është sjell në disa versione të ndryshme prej fansave.

Kënga e fundit e Dua vlen të theksohet se deri më tani është shikuar mbi 92 milionë herë në YouTube.

Lipa ka zbardhur disa detaje rreth klipit, e cila pohuar se është një ndër më të veçantit që ka xhiruar deri më tani ajo.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm.

Komentoni