ShowBiz

New Rules e Dua Lipes arrin një miliard klikime në Youtube

Këngëtarja jonë shumë e popullarizuar botërore, ka arrit që me këngën New Rules, në Youtube t’i bëjë një miliard klikime. Këtë shifër ende askush nga bota shqiptare nuk kanë pas rast që ta arrin, shkruan Kosova.info.

Përveç Dua Lipes asnjë këngëtar apo personalitet nga bota shqiptare ende nuk ka mundë të arrijë një miliardëshin e bile as këngëtarja tejet e popullarizuar nga Prishtina Rita Ora e cila ka arrit me hitet e saja deri në 450 milionë klikime.

Dua Lipa edhe kjo këngëtare me prejardhje po ashtu nga Prishtina për një kohë rekord ka arrit të dyfishojë klikimet kundër Rita Orës e cila mbante rekord për nga popullariteti dhe shikueshmëria nga bota shqiptare.

Kënga New Rules sipas klikimeve në vijim do të ngritët te këngët më të shikuara në nivel botëror.

Vlen të theksohet se kjo këngë emitohet dhe performohet edhe nga shumë grupe anekënd botës nga grupe të ndryshme duke imituar spotin e këngës së saj si dhe mënyrën e këndimit. /Kosova.info/

Komentoni