Kosova

Nesër testimi i radhës i sistemit të alarmimit

Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate për media, njofton se, nesër, më 1 tetor 2016 (e shtunë), në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në qytet.

Testimi, sipas komunës, do të realizohet me zë dhe jo në heshtje.

“Kësaj radhe shenja e testimit do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave”, thuhet në komunikatë. /KI/

Komentoni