Kosova

Nesër publikohen emrat e studenteve të pranuar në konvikt

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall nesër rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për këtë vit.

Siç njoftohet nëpërmjet një komunikate për media në konkursin i cili ka zgjatur dhjetë ditë kanë aplikuar 7157 studentë.

“Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 3600, kurse kapaciteti për shujta në mensë është 5000”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Qendra e Studentëve.

Komentoni