Kosova

Nesër Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Nesër Kuvendi i Kosovës shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

“Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë do të shpaloset Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

Komentoni