Lajme

Nehat Thaçi del para Gjykatës Speciale, rrezikon 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Berograd gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje drejtorin e Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçin

Media serbe “Tanjug” shkruan se Thaçi me fillim nga ora 11, ka pasur të dalë para Gjykatës Speciale në Beograd.

Ndërsa sipas konfirmimit nga ky medium në Prokurorinë e Lartë në Nish, juridiksioni mbi këtë rast ka pohuar ndjekjen e tij për krim të organizuar.

Thaçi është i dyshuar për veprën penale të terrorizmit, për të cilën gjë sipas raportimeve mund të dënohet deri në 15 vite burgim.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Thaçi, është arrestuar me 29 shtator dhe i është caktuar masa e paraburgimit në burgun e Nishit për 31 ditë.

Ndërsa Kryesia e Kuvendit gjatë ditës së sotme ka vendosur për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e martë në lidhje me arrestimin e këtij të fundit, shkruan Express.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*