Lajme

Në vend të ofrimit të shërbimit e dëbojnë me dhunë nga komuna

Një qytetar ka shkuar gjatë ditës së djeshme në komunën e re të Prishtinës për të marrë një shërbim, por në vend të kësaj largohet me forcë nga punonjësit e sigurisë. E gjithë ngjarja është regjistruar nga një celular pamjet e së cilës i ka Kosova Info.

Ky qytetar ka qenë në sportelin numër 3 duke kërkuar një shërbim, por punonjësja e tensionuar kërkoi nga ai për arsye ende të panjohura të largohet. Madje punonjësja me zë të i drejtohej palës.

Qytetari identiteti i të cilit nuk dihet, në mënyrë të qetë, kërkonte ca sqarime, por në vend të kësaj, zyrtarja u ngrit nga karrigia dhe thirri stafin e sigurisë për ta larguar.

Personi i thyer në moshë është detyruar të largohet nga institucioni i cili në vend se të ofrojë shërbime dëbon qytetarët si të ishte pronë private. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*