Bota

Në Tunizi bëhet thirrje për protesta

Partitë politike dhe unioni i punëtorëve në Tunizi, kanë bërë thirrje për protesta të reja, derisa shteti shënon përvjetorin e shtatë të rrëzimi të ish presidentit, Zine El Abidine Ben Ali, në kryengritjet e Pranverës Arabe.

Thirrjet e 14 janarit, kanë ardhur pas një jave të rifillimit të protestave në këtë vend.

Tunizia konsiderohet të ketë pasur një tranzicion demokratik relativisht të lehtë, prej kur Ali ishte rrëzuar nga pushteti më 2011, pas 23 vitesh ne pushtet.

Mirëpo shtatë vite më vonë, kanë filluar të rriten pakënaqësitë pas, miratimit të masave më të ashpra dhe një viti të rritjes së çmimeve.

Protestuesit gjatë javës së kaluar kanë filluar të përsërisin sloganet e vitit 2011 “Punë, Liri dhe Dinjitet”.

Më 14 janar, unioni i fuqishëm i punëtorëve në Tunizi, UGTT, ka kërkuar marsh në kryeqytetin, Tunis.

Partia islamike, Ennahda, që është pjesë e koalicionit qeveritar, dhe partia e kryeministrit kryeministri, Youssef Chahed, po ashtu kanë bërë thirrje për protesta.

Thirrjet për protesta përcjellin një valë të marsheve paqësore në disa qytete në Tunizi dhe një vale pakënaqësish një natë më parë, si pasojë e rritjes së tatimit mbi vlerën e shtuar dhe sigurimit të kontributeve shoqërore.

Komentoni