Rajoni

Në Serbi veteranët formojnë Gardë “shpëtuese” popullore

Lidhja gjithë serbe e veteranëve “Bojevo Bratstvo” ka vendosur të formojë organizatën humanitare shpëtuese të emërtuar si “Garda popullore shpëtuese”. Kjo organizatë është themeluar me dëshirën që të jap kontributin e saj në sigurimin e sistemit unik të mbrojtjes dhe shpëtimit të Republikës së Serbisë, në përputhje me Ligjin për situate të jashtëzakonshme dhe qëllimin programor të Lidhjes së veteranëve serbë “Bojevo Brtastvo” që sic thuhet ka të bëjë me mbështetjen humane, sociale dhe mbrojtjen e qytetarëve, përgatitjen e popullatës dhe ofrimin e ndihmës active në tejkalimin e pasojave nga katastrofat natyrore, ekologjike, ndihmë viktimave të katastrofave natyrore, ndihmë  shtetit me rastin e konflikteve shoqërore, etnike dhe religjioze, refugjatëve dhe personave të zhvendosur, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe kafshëve, mbrojtja e objekteve historike, rajonet të një rëndësi historike dhe kulturore për republikën e Serbisë dhe qytetarëve të saj, thuhet në deklaratën e kësaj Lidhjeje.  Kjo strukturë anëtare e Lidhjes së Veteranëve do të kryejë aktivitetet e saj në territorin e Serbisë dhe sipas nevojave edhe në territorin e vendeve tjera në përputhje me ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Anëtarët e “Bojevo Brtastvo” u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar, qeverisjeve locale, institucioneve, shkollave. Shoqatave që tu bashkangjiten./KI/

Komentoni