KosovaToplajm

`Në QKUK mungon planifikimi i duhur për barna dhe material shpenzues`

Mungesa e materialeve shpenzuese dhe barnave në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po shkakton telashe të shumta për pacientët. Mjekët thonë se mungesa e tyre, po bënë qe pacientët jo rrallë herë të drejtohen në klinikat private. Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për Radio Kosovën, se në Qendrës Klinike i mungon planifikimi i duhur për barna dhe material shpenzues.

Pacientët që kërkojnë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përpos problemeve shëndetësore, ata përballen edhe me mungesën e barnave dhe materialit shpenzues.

Njëri nga ta është Fadil Morina, i cili pas një aksidenti që kishte, po trajtohet në kliniken e Ortopedisë në QKUK. Ai kishte marrë një lëndim në kraharor dhe është rekomanduar nga mjekët që ta vendosë një pllakë e cila shërben si material për të riparuar kockën e dëmtuar, e që i kishte kushtuar qindra euro.

“E kamë vendos një pllakë aty se njëri ashtë ka shkuar te poshtë në arterie. Isha i obliguar që ta vendosi, 900 euro më ka kushtuar, se nuk ka pasur këtu. Ndërsa, në privat mi kanë kërkuar 2500 Euro”.

Ortopedi Blerim Qosja, tha se në mungesë të mjeteve për punë në të shumtën e rasteve, po detyrohen të improvizojnë me mjetet e punës ose pacientët detyrohen t’i sigurojnë ato vetë.

“Dikush e gjen diku materialin ose bëjmë edhe improvizime me pllaka, e shpesh e bëjmë heqjen e një pllake nga një pacient e pastaj e vendosim te tjetri”.

Problemi qëndron të mos planifikimi i duhur për barna dhe material shpenzues që po behët nga drejtues të klinikave, tha Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Një hulumtim që është bërë në 4-5 klinika është parë që planifikimi nuk është përshtatur me shpenzimet dhe ka qenë një diskripancë shumë e madhe, me përjashtim të onkologjisë ku planifikimi edhe shpenzimet përputhen mbi 98 %”.

Sadiku tha se edhe përkundër buxhetit të vogël, do të bashkëpunojnë me zyrtarë të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me planifikimin e duhur të barnave dhe materialit shpenzues, në mënyrë që pacientët të marrin trajtimin qe e meritojnë.

Komentoni