Kulturë

Në Prizren shfaqet performanca për Carla del Ponten

Fondacioni Lumbardhi organizon shfaqjen “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte” të realizuar nga Qendra Multimedia e Prishtinës e cila do të mbahet sot në sallën e Lumbardhit në Prizren, transmeton ekonomia online.

 

Shfaqja realizohet në gjuhën angleze me titra në gjuhën shqipe. Hyrja është 2 euro dhe të gjitha të hyrat nga shfaqja shkojnë në kampanjën “Lumbardhi Public Again” në platformën Kosovaideas.com

 

Në këtë performancë kosovare-gjermane, koreografi nga Berlini Jochen Roller e bën regjinë e dramës së‘ re të dramaturgut nga Prishtina, Jeton Neziraj.

 

Në shfaqje, protagonistja kryesore  është Carla Del Ponte, udhëton në Kosovë me qëllim të ndjekjes së kriminelëve të trafikimit të organeve.

 

Gjatë një pauze të shkurtër, ajo shkon në Starbucks Café në Prishtinë dhe befasohet që pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atë në Europë.

 

Ky incident shkakton përçartje në lidhje me liberalizimin e dështuar të demokracive të vjetra europiane, atraksionin pornografik të kapitalizmit perëndimor, tregtinë me organe dhe superioritetin e thikave zvicrane.

 

Koreografi Jochen Roller në‘ tekstin e Nezirajt në lëvizje, me pesë aktoret e shquara kosovare të cilat luajnë me tekstin në gjuhën angleze brenda një koreografie të ritmit të shpejtë.

 

Aktoret transformohen marrëzisht nga Carla Del Ponte në Madeleine Albright, në gruan e trishtuar gjermane, Marina Abramoviq, Nënën Tereze, organ-kërkues, organ-dhurues, Ulay, Bill Clinton, Elez Nikçi dhe në vëllaun e Carla Del Pontes.

 

“Carla Del Ponte pi Vanilla Chai Latte në‘ Prishtinë‘” është‘ performancë verbuese e një perspektive në‘ ndryshim të vazhdueshëm dhe e një koreografie të qÑ‘ndrimeve tkurrëse. Është‘ vallzim propagandistik mbi këmbënguljen e ideologjisë – e shpejtë‘, e furishme, tragjike dhe qesharake.

 

Teksti: Jeton Neziraj

 

Regjia: Jochen Roller

 

Në bashkëpunim me: Agnes Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci, Vjosa Abazi

 

Kostumet: Sebatian Ellrich

 

Ndriçimi: Marek Lamprecht, Denis Berisha

 

Prodhuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë) dhe FFT (Düsseldorf).

 

Financuar nga Robert-Bosch-Stiftung/Szenenwechsel, Nationales Performance Netz Germany dhe Goethe Institut./KI/

Komentoni