Kosova

Në Podujevë do të ndërtohet objekti për zjarrfikës

Të premten me 29 korrik në komunën e Podujevës do të bëhet vënia e gurthemelit të objektit për zjarrfikës.

Objekti i ri do t’i përmirësoj kushtet e punëtorëve të këtij institucioni të rëndësishëm për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe të mirave materiale.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit do të merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni dhe kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu.

Ceremonia do të mbahet në Podujevë duke filluar në ora 11:00, raporton Zyra për informim.

Ajo i fton njëkohësisht të gjitha mediat të marrin pjesë në këtë ngjarje me rëndësi. /KI/

Komentoni