Kosova

Në mungesë të kuorumit, nuk hedhet në votim mocioni i VV-së për veriun

Iniciuesi i interpelancës për çështjen e pjesës veriore të Kosovës Ismail Kurteshi, në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka kërkuar miratimin e një mocioni, me anë të të cilit qeveria e Kosovës obligohet të ndalojë çdo veprim për ndërtimin e një lagjeje kolonizuese në veri, si dhe të garantojë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës.

GP propozon për miratim këtë mocion përmbajtjesor: Qeveria dhe ministrat respektiv të veprojnë në terren për ndalin e çdo veprimi për ndërtimin e një lagje kolonizuese në veri. Qeveria duhet të garantojë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës”, tha Kurteshi.

Mirëpo, kryesuesi i seancës së sotme Sabri Hamiti, tha se ky mocion nuk mund hidhet në votim, për shkak të mungesës së kuorumit.

Komentoni