Kosova

Në Leposaviq përplasje mes Partisë së serbëve të Kosovës dhe Listës Srpska

Lista Serbe bëri të ditur  se anëtarët e Partisë Serbe të Kosovës kanë hyrë në selinë e saj zgjedhore në Leposaviç, ku ata verbalisht dhe fizikisht sulmuan pesë aktivistë serbë që pësuan lëndime të lehta. Sipas deklaratës së listës serbe, disa minuta para orës 15:00 në shtabin zgjedhor në Leposaviq ka hyrë dhunshëm I biri i kandidatit  për kryebashkiak Dragan Jablanoviç, Marko Jablanoviç, i cili ishte akuzuar  për kontrabandë dhe trafik droge, dhe aktivisti i Partisë Serbe të Kosovës, Marko Vukashinoviq.

“Në atë kohë, pesë aktivistë të Listës Serbe zhvilluan aktivitete të përditshme në selinë zgjedhore.” Gjatë sulmit, Jabllanoviç dhe Vukashinoviq I kërcënuan aktivistët e Listës Serbe, I fyen  dhe I kërcënuan me vrasje para të gjithë të pranishmëve, të gjitha u incizuan  nga kamerat e sigurisë të vendosura para partisë Lista Serbe “, thuhet në deklaratë.

 

Ata gjithashtu deklarojnë se, bashkëshortja e Marko Jabllanoviç, “nusja e kandidatit për kryebashkiak Dragan Jablanoviç”, me makinë goditi aktivistin e listës Srpska, i cili ishte tek bilbordi dhe i cili aktualisht është në spital për ekzaminime.

Lista serbe dënon ashpër këtë “përpjekje të egër të linçimit” dhe provokimin e trazirave, që është  në interes të atyre që duan të shpërthejnë mes serbëve, e kryer nga familja Jablanovic dhe grupi i tyre criminal, Partia e serbëve të Kosovës në Leposaviç./KI/

Komentoni