Sport

Në Kroaci nisi shitja e biletave, nesër në Kosovë

Të enjten do të hidhen në treg rreth 16 mijë bileta për ndeshjen e Kosovës me Kroacinë. Ato do të shiten në pikat kryesore të “MoneyGram”, ndërsa çmimet e tyre do të jenë: 7, 15, 20, 55 dhe 130 euro, shkruan “Zëri.info”.

Biletat do të gjinden në të gjitha qendrat e Kosovës, kurse vetëm një pjesë e vogël do të shiten në ditën e lojës në Shkodër.

Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kroacisë sot nisi t’i shesë biletat për tifozët e saj me çmim prej 7 eurosh, për njërën prej tribunave prapa golave.

Komentoni