Rajoni

Në Gostivar shpaloset agjenda e manifestimit për mërgimtarët

Komuna e Gostivarit ka shpalosur agjendën e manifestimit “Gosfest-2016”. Ky aktivitet tashmë është bërë tradicional, dhe po realizohet për nder të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës Bashkim Hasani ka bërë me dije që manifestimi do të zgjas nga data 28 deri më 31 Korrik.

“Në emër të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ftoi qytetarët dhe veçanërisht mërgimtarët për të cilët edhe organizohet ky manifestim, që të marrin pjesë në aktivitetet katërditore të manifestimit tradicional “Gosfest – 2016”, tha mes tjerash Hasani i cili e falënderoi Ministrinë e Kulturës për asistencën financiare në organizimin e manifestimit.

Kryetari i Shoqatës së artistëve të figurativ “Draodacum” Reshat Ameti njoftoi se në natën e parë, me datën 28 korrik, ditën e enjte, prej orës 20:00 në amfiteatrin veror të qytetit do të mbahet ekspozita ndërkombëtare e artit figurativ.

Më 29 Korrik (e premte), prej orës 20:00 në rrugën e Sahat Kullës do të organizohet nata e të rinjve me pjesëmarrjen e Dren Abazit dhe Zig Zag orkestra, XXL Band, Afternoon in Amsterdam, si dhe shumë bende muzikore nga qyteti i Gostivarit.

Po ashtu do të shfaqet edhe programi nga iDance Studio me fëmijë të moshave të ndryshme.
Në të njëjtën natë do të shfaqet edhe programi me muzikë të zgjedhur nga DJ të mirënjohur, si: Dj Chronic, Dj KlockOut, dhe Dj Delta.

Nata e tretë, 30 korriku i dedikohet teatrit.

Të shtunën prej orës 21:00 te Pallati i Kulturës në Gostivar do të shfaqet repriza e komedisë “Pacienti i DR Frojd” nga shoqata Fishta.

Më 31 korrik në natën e fundit të manifestimit “Gosfest – 2016”, prej orës 21:00 në amfiteatrin veror të qytetit do të mbahet nata poetike “Vardar – rrjedhin vargjet”, me pjesëmarrjen e 10 poetëve shqiptarë nga diaspora dhe poetë nga Maqedonia.

Ndërkaq në natën e fundit, më 31 korrik do të bëhet edhe përmbyllja e manifestimit tradicional “Gosfest – 2016”, i cili organizohet për të katërtin vit me radhë, raporton shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës. /KI/

Shpaloset_agjenda_e_manifestimit_Gosfest__2016_2

Shpaloset_agjenda_e_manifestimit_Gosfest__2016_3

Shpaloset_agjenda_e_manifestimit_Gosfest__2016_4

Shpaloset_agjenda_e_manifestimit_Gosfest__2016_5

 

Komentoni