Kulturë

Në Gjakovë ka filluar edicioni i tretë i festivalit “Sofra”

Në Lomën e Drithit në Gjakovë ka filluar aktiviteti i këndshëm veror Festivali “Sofra”, një gërshetim i kultivimit të traditës kulturore dhe kulinare, si dhe pasurim me prodhimtarinë e re.

E reja dhe e vjetra takohet në Lamën e Drithit, nën tingujt e muzikës shqiptare. 
Në këtë ngjarje merrnin pjesë edhe bashkatdhetarët nga e gjithë Evropa dhe Amerika. 

Në festival ishte prezent edhe Ministri i Diasporës Valon Murati.

Festivali ka vazhduar me muzikë, ushqim dhe atmosferë. /KI/

Komentoni