Lajme

Në Dragash mbyllen përkohësisht tregjet e kafshëve

Komuna e Dragashit ka vendosur të respektoj vendimin e AVU-së për t’i mbyllur përkohësisht tregjet e kafshëve.

Ajo ka dal në opinion me një njoftim duke u bazuar në Vendimin e lëshuar nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit NR. 01-413/16 i datës 24.06.2016 për t’i njoftuar qytetarët se tregjet e kafshëve në Komunën e Dragashit i kanë mbyllur.

Komuna e Dragashit po ashtu njofton se në bazë të vendimit të inspekcionit të Komunës ndalohet therja e kafshëve në hapësirat publike. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*