Apelohet për zbardhjen e fatit të 1660 personave të pagjetur

Në Kosovë ka nisur shënimi i javës kushtuar personave të pagjetur. Këshilli Organizativ i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe shoqatave familjare, kanë bërë...

Në Kosovë ka nisur shënimi i javës kushtuar personave të pagjetur. Këshilli Organizativ i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe shoqatave familjare, kanë bërë homazhe dhe vendosur lule pranë Përmendores dedikuar personave të pagjetur.

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur tha se puna nuk po bëhet seriozisht as nga vendorët e as nga ndërkombëtarët.

“Ne familjarët jemi të zhgënjyer, të prekur që nga 6 marsi e deri më sot pak kush ka vlejtur tu menduar se do të zbardhët fati i të pagjeturve”, ka thënë Qerkini.

Kurse kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se pas 18 vjetësh ankthi, ende nuk dihet se ku e kanë vendndodhjen e tyre trupat e 1.660 personave.

Edhe nënkryetari i Këshillit Familjar për Persona të Zhdukur në Kosovë, Haki Kasumi, ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare që të angazhohen më tepër për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Bazuar në statistikat e institucioneve, janë 1660 persona që vazhdojnë të figurojnë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Kategoritë
KosovaToplajm
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera