Lajme

Në çfarë drejtimi po shkojnë marrëdhëniet midis Moskës e Ankarasë?

Në kulmin e interesimit të analistëve ndërkombëtarë lëvizjet e shpejta të raporteve në relacionin Ankara – Moskë për të cilën askush nuk di i sigurt se në çfarë niveli do të ndalet pas kërkim faljes së presidentit Erdogan adresuar Rusisë për shkak të rrëzimit të aeroplanit rusë, por dhe më tepër pas ofrimit të ndihmës ruse qeveris në Ankara në kohën derisa perëndimi hezitonte madje edhe kalkulonte publikisht, raporton Kosova Info.

Media, tani që kontrollohen me shumicë dërrmuese nga autoritetet turke, në kushtet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë jo kritike për autoritetet, me siguri mund të tregojnë për tendencat, ku është duke shkuar Turqia e sotme.

Këtu duhet të marrë parasysh dy funksione që mediet e sotme turke mund të ushtrojnë: së pari ajo propagandiste – e drejtuar në mbrojtjen e qeverisë – e cila me “lëshimin e balonave provues” dëgjon reagimet e opinionit publik dhe ndërkombëtar dhe në përputhje me to harton lëvizjet më të mira politike për Turqinë; dhe funksioni i dytë, përgatitjet e opinionit turk për pranimin më të ehtë të vendimeve dramatike që qeveria turke vendos ti zbatojë, dhe për të shmangur efektet e shokut dhe të marrë mbështetjen e nevojshme e popullit.

Para analizës, duhet theksuar lajmin që kishte ardhur nga Ankaraja, në të cilën thuhet se Presidenti i Turqisë Erdogan më 9 gusht të udhëtojë për në Shën Petersburg të Rusisë.

Zgjedhja e qytetit rus për atë takim, që deri më tani mbahej nën konfedencialitet, është më shumë se simbolike: fjala është për qytetin e lindjes së presidentit rus Putin, që për të është i lidhur emocionalisht njëjtë sikurse për Stambollin e Erdogan në raport me kryeqytetin turk Ankara.

Dhe kjo do të thotë se marrëdhëniet e dy presidentëve kanë për qëllim që edhe një herë të ngritën në nivelin e vizitave politike (ku formalisht do të paraqiste takimi i tyre në Moskë në një mjedis të institucioneve shtetërore ruse dhe Protokollit presedencial) në nivel intim dhe miqësor siç ishin marrëdhëniet mes dy udhëheqësve pra rënies së avionit rus.

Nuk ka dyshim që të dy burrë shtetasit autoritar dhe të fuqishëm, e cila është një tipar i rrallë në udhëheqësit politikë të sotëm në botën perëndimore, është arsyeja pse njëri-tjetrin personalisht e vlerësojnë shumë, ku natyrisht, interesi kombëtar, megjithatë, mbetet diçka krejtësisht tjetër.

Moska tenton tërheqjen e Ankarasë në anën e saj

Gazeta Sabah dhe Milliyet më 18 korrik ka raportuar se menjëherë pas grushtit të shtetit të dështuar, presidenti rus Putin I telefonoi presidentit Erdogan duke I shprehur mbështetjen e plotë për qeverinë turke. Po ashtu sic theksohet të dy udhëheqësit ranë dakord për një takim personal në gjysmën e parë të gushtit.

Portali Odatv.com më 19 korrik shkruan për përpjekje për grusht shtet vetëm pas fillimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ruso-turke. Autori tërheq një paralele me grusht shtetin ushtarak të 27 majit 1960. dhe rrëzimin e kryeministrit Adnan Menderas i cili ishte gati për të marrë një kredi nga BRSS dhe planifikoi të vendos marrëdhënie me të balancuar me “kërcënimin e kuq.”

Mediat turke Yeni Cag më 19 korrik duke iu referuar agjencisë AFP, tha se në mesin e personave të arrestuar pas tentimit për grushtet janë “pilotët të cilët e qëlluan avionin rusë më 24 nëntor 2015 dhe që janë fajtor për ndezjen e krizës në marrëdhëniet mes dy vendeve “. Gazeta më tej thekson se këta pilotë, supozohet se janë të lidhur me “Xhamahatin e Gulenit”, kanë vepruar qëllimshëm (pa urdhër të strukturave kompetente ushtarake apo shtetërore).

Gazeta Türkiye dhe Zaman më 20 korrik I kushton vëmendje faktit sipas të cilit disa orë para fillimit të grushtit të shtetit Turqinë e vizitoi “Përfaqësuesi i veçantë i presidentit rus Vladimir Putin” Alexander Dugin, i cili mori pjesë në konferencën me temë “Turqi-Rusi:. një epokë e re” . Po ashtu theksohet supozimi se pas incidentit, rreth rrëzimit të avionit rus, i cili solli marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën më të keqe, qëndrojnë strukturat e Fethullah Gylen brenda Forcave të Armatosura të Turqisë.

Edhe Milli Gazete më 21 korrik, një vëmendje të veçantë i ka dhënë vizitës së të dërguari të Putinit në Ankara, ku ai kishte kryer takime të rëndësishme në të cilën theksi është vendosur në faktorin e SHBA-së dhe NATO-s në marrëdhëniet ruso-turke, si dhe të Bashkimit Euroaziatik (organizatë politike-ekonomike vendet individuale të ish-Bashkimit Sovjetik nën udhëheqjen e Moskës), si një adresë e re në atë drejtim. Autori i I këtij publikimi konkludon se : grusht shteti në Turqi është rezultat i shqetësimeve për normalizimin e marrëdhënieve ruso-turke dhe sinjali i është drejtuar Rusisë.

Gazeta Hürriyet më 20 korrik shkruan se avionit rus Su-24 u rrëzua nga “gulenistat”, që kanë marrë pjesë në grusht shtet. Hetuesit që po udhëheqin rastin e Alpaslan Çeliku që dyshohet se nga toka ka shtënë dhe ka vrarë pilotin e katapultuar rus, ka marrë vendim për vazhdimin e hetimit dhe do të kërkojë nga Shtabi i Përgjithshëm listën e personave që në ditën e rrëzimit të avionit rus kanë qenë në shërbim. Gazetari kujton deklaratën e ish-kryeministri turk Davutoglu se si ai personalisht urdhëroi shkatërrimin e avionit rus dhe lidhur me atë shtroi pyetjen: nëse Davatoglu është bashkëpunëtor i fshehtë I FETO?

Komentatori i gazetës Yeni Şafak më 20 korrik thotë se si çdo sulm i “gulenistave” në Turqi vjen në momentin kur interesat e Shteteve të Bashkuara janë nën një kërcënim, dhe kjo ishte e lidhur edhe m grusht shtetin e 15 korrikut. Gazeta më tej thekson se 15 ditë para grusht shtetit ka pasur një bisedë në mes Presidentit Putin dhe Erdogan, pas së cilës filloi normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Më 17 korrik Putin përsëri I telefonoi Erdogan duke I mbështetjen e tij të plotë, në një kohë kur vendet perëndimore, dhe duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, bënë thirrje për pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës. Moska dhe Ankaraja, tha ai, po bëjnë gjithçka në kapacitetin e tyre për të krijuar marrëdhënie që mund të kenë një karakter strategjik.

Milieyt më 20 korrik shkruan se mbështetja e liderit rusë qeverisë turke në kohën e përçarjes midis Turqisë dhe Perëndimit me të vërtetë është një ngjarje shumë e rëndësishme. Autori konkludon si Moska synon shfrytëzimin e problemit të shpërthimit midis Turqisë dhe Perëndimit duke dëshiruar ta tërheq Ankaranë në anën e tij.

A po rreshtohet Turqia nga Euroazia?

Gazeta Cumhuriyet më 20 korrik shkruan ai kalimi i Turqisë në anën “proeuroaziatike” paraqet vlerë të lartë “strategjike” për Rusinë, ku Turqia, thellësisht e integruar në sistemin globale, I duhet të paguajë një çmim të lartë. Përveç kësaj, “vendosja” e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë kërkon nga Ankara edhe ndryshim në politikën e saj ndaj Sirisë dhe Lindjes së Mesme.

Media Haber7, më 21 korrik shkruan se arsyeja e përpjekjes turke për grusht shtet “, është “kthimi i udhëheqjes turke në anën e Euroazisë”, dhe Uashingtoni, sikurse në vitin 1960, nuk është i kënaqur me përmirësimin e marrëdhënieve ruso-turke.

Odatv.com më 21 korrik transmeton zëdhënësen e MPJ ruse Maria Zaharova, për mënyrën se si në vend të paralajmërimit për rrezikun e grusht shtetit në Turqi, NATO është marrë me “rrezikun rus” në Evropë dhe botë. Gazeta më tej konkludon: Rusia ndërhyri në emër të Turqisë në vend të NATO-s.

Gazeta Haberturk më 22 korrik shkruan: “Sot, kur me forcë të re nxitet zemërimi në drejtim të SHBA-ve, BE-ja ka pushuar të jetë një qendër tërheqëse, Lindja e Mesme është kapur nga forcat ideologjike, forcat e Turqisë janë minuar, prestigji I saj është thyer, ndërsa jorealiteti i saj bëhet shkak për tallje, disa qarqe në Turqi përsëri e konsiderojnë Rusin edhe një herë qendër të gravitetit. “Gazeta, i kushton vëmendje ” dozës së lartë të anti-amerikanizmit “, dominues në qarqet qeveritare dhe mediet pro-qeveritare. E gjithë kjo mund të shtyjë Turqinë drejt afrimit me Rusinë dhe madje edhe ndërtimin e një aleance strategjike me të, edhe pse, duke pasur parasysh interesat e të dy vendeve për çështjen e Sirisë, Mesdheu Lindore dhe Kaukaz, ajo mund të jetë shumë e vështirë.

Më 22 korrik komentatolri i T24 pyet: “Si ka ndodhur që Putin, i cili menjëherë pas incidentit me rrëzimin e avionit dha një deklarata shumë të ashpër në adresë të Erdoganit duke e akuzuar rëndë madje hodhi poshtë të gjitha kontaktet në një nivel të lartë”, derisa qeveria nuk ndryshon ” ? Papritmas shpjegoi se Rusia ka arsye të pritjes drejt përfundimit të tensionit në marrëdhëniet me Turqinë, dhe tani ka një mundësi të veçantë: si një jehonë e grushtit të shtetit të dështuar Erdogan merr një drejtim të mprehtë ndaj SHBA dhe BE. Ndërsa në mesin e forcave kryesore ndërkombëtare, të cilave mund tu drejtohet Turqia, e cila është duke u larguar nga Perëndimi, ndërsa në plan të parë del Rusia. Autori thekson se, në rast se Ankaraja I afrohet Moskës sipas krizës siriane, shumë kundërthënie mund të tejkalohen: Kremlini mund të ndalojë “hetimin rreth bashkëpunimit të ISIS me Turqinë” për një kohë të gjatë, të rishqyrtojë qëndrimin e saj në lidhje me kurdët sirianë dhe turk në favor të Ankarasë, ti hap Turqisë dyert për organizatat euroaziatike si SOS dhe EAES. Shtetet gjithashtu mund të arrijnë përparim serioz në zbatimin e projekteve të rëndësishme të tilla si centralin bërthamore “Akuju” si dhe tubacionin gasit “Rrjedha turk “, bashkëpunim në luftën kundër ISIS në Siri dhe kështu me radhë.

Milliyet më 23 korrik shkruan se falë kësaj lëvizje fillon ngritja e të hyrave nga turizmi dhe ndërtimtaria e po ashtu ngritët eksporti e produkteve bujqësore turke.

Cumhuriyet më 24 korrik vëmendje i ka dhënë në informacioni të agjencisë iraniane Fars, sipas të cilit Ministria ruse e Mbrojtjes ka paralajmëruar shërbimet turke të sigurisë në përgatitjen e grushtit të shtetit disa orë para fillimit të saj duke nënvizuar se: “Duket se në forcat ushtarake ruse të vendosura në Siri janë të vendosura sistemet e afta për të kapur sinjale komunikimi të brendshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë duke i deshifruar ato. “Bazuar në deklaratat e përmendura Mary Zaharova, zëdhënës e MPJ-së ruse, rrëzimi I autoriteteve të zgjedhura në mënyrë të ligjshme do të çonte në tragjedi në atë vend, si dhe destabilizimin edhe më të madh të gjithë rajonit, autori i shkrimit konkludon se Rusia nuk dëshiron që Turqinë ta kaplojnë  flakët e Lindjes së Mesme dhe të digjet në një konflikt të brendshëm. Gjithashtu thekson se Rusia shumë më herët se Turqia e kuptoi se “Gülen Xhamahat” – është projekt amerikan I fokusuar në botën islame, veçanërisht popullsinë myslimane në Rusi dhe republikat turke-folëse të Azisë Qendrore, dhe vetë Turqi.

“Derisa qeveri të ndryshme turke, si dhe ato nga (Erdogan) Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, kanë thyer degët para hapjes së” shkollave guleniste ‘në mbarë botën, regjimi i Putinit në vitin 2003 mbylli 16 shkolla të tilla në Rusi në bazë me arsyetim për propagandimin e islamit radikal, dhe në vitin 2006 në Rusi u dëbuan në Turqi 52 emisarë të Xhamahatës të dyshuar për “përgatitjen e një kryengritje etnike në territorin e Rusisë, në interes të organizatave të huaja spiunazhi”, shkruan autori i Cumhuriyet.

Edhe mediet ruse më 20 korrik kanë dhënë lajmin se shërbimi I kundërzbulimit rusë ka njoftuar presidentin turk për pucin ushtarak duk I mundësuar që të shpëtojë dhe të mbetet në pushtet. Nuk dihet se në çfarë mase janë të besueshme ndihma ruse. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*