Lajme

Ndëshkohen subjektet e lojërave të fatit

Nga informatat e pranuara të palës së tretë, me datë 4 Tetor 2016 duke vepruar në përputhje me planit operativ dhe ne bashkëpunim me Policinë e Krimeve Ekonomike dhe Doganën e Kosovës, është realizuar kontrolli i lokaleve që ushtrojnë veprimtari të lojërave të fatit, në Komunën e Prishtinës dhe Podujevës. 

Gjatë këtij aksioni inspektoret tatimor, kanë hasur në subjekte të lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitete, në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit.

Si rezultat i kësaj, gjatë kontrollit në këto subjekte, janë konstatuar shkelje ligjore si: 

  • Zhvillimi i veprimtarisë së basteve sportive- lojëra, të ndaluara sipas ligjit për Lojërat e Fatit , si (keno dhe gara me qen).
  • Identifikimi i tiketave, të cilat nuk kanë poseduar identifikim të kompanisë – organizuesit të lojës së fatit.
  • Përdorimi i aparateve të basteve sportive të pa licencuara. 

Masat e ndërmarra gjatë këtij aktiviteti, janë sekuestrimi i aparateve të basteve sportive të pa licencuara, gjobitja e subjekteve për parregullsitë e konstatuara, si dhe ndëshkime tjera administrative të parapara me Ligjin për Lojërat e Fatit. 

Në nëntëmujorin e këtij vitit Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar 711 vizita, nga të cilat janë mbyllur 90 lokacione. Gjobat e lëshuara për këtë periudha, tek subjektet të cilat kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë në vlerë prej 360,250 euro. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*