Kosova

Ndërtimi i urës mbi Llap drejt përfundimit

Për të përcjellë nga afër dinamikën e realizimit të këtij projekti, punimet në ndërtimin e kësaj ure i ka inspektuar Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu.

Kryetari Veliu u shpreh i kënaqur me dinamikën e zhvillimit të projektit dhe ftoi kompaninë punëkryerëse për respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë, duke pas për bazë rëndësinë e kësaj ure.

Po ashtu Veliu premtoi që Komuna e Podujevës me buxhetin e saj, por edhe me partnerë të tjerë do të vazhdojnë me investime për ndërtimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap.

Përfaqësuesi i kompanisë “KONSTRUKTORI”, e cila është duke i kryer punimet në ndërtimin e urës, premtoi realizim cilësor të projektit dhe dinamikë konform afateve të paracaktuara. /KI/

Komentoni