Bota

Ndërron jetë ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres

Ish-presidenti i Izraelit dhe laureati i çmimit Nobel, Shimon Peres ka vdekur sot pasi ka pësuar një goditje të madhe, kanë thënë doktorët në Izrael.

Peres, 93 vjeçar, ishte njëri prej liderëve më të pëlqyer në Izrael dhe jashtë vendit.

Ai ka qenë në pothuajse çdo pozicion publik në Izrael, në karrierën e tij politike prej shtatë dekadash.

Peres është vlerësuar për udhëheqjen e vendit në momentet përcaktuese, që prej krijimit të arsenalit bërthamor në vitet 1950 deri tek bisedimet për paqe me palestinezët në vitet 1990.

Peres ka fituar çmimin Nobel për Paqe në vitin 1994, për rolin e tij në bisedimet e paqes.

“Nuk ka asnjë alternativë për paqen. Nuk ka asnjë kuptim të shkohet në luftë”, kishte thënë Peres.

“Terrori nuk ka mesazh. Terrori nuk mund ta pjekë bukën e as të ofrojë ajër të pastër për të marrë frymë. Është i kushtueshëm, është i kotë, nuk prodhon asgjë”, kishte deklaruar dikur Peres.

Komentoni