Kosova

Ndërkombëtarët mohojnë se premtuan ‘favore’ në këmbim të Speciales

Bashkësia ndërkombëtare ka mohuar t’i ketë premtuar “favore” Kosovës në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.

Ndonëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh deklaroi se Kosovës i ishte premtuar liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare…, ambasadat e huaja në Kosovë kanë thënë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.

Por pavarësisht kësaj, ndërkombëtarët kanë thënë se mbështesin Kosovën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare e po ashtu edhe në çështjet e tjera që presidenti Thaçi përmendi ditë më parë.

E pavarësisht deklaratave “sulmuese” të Thaçit kundrejt Gjykatës Speciale, ata mbeten optimistë se kjo Gjykatë do ta vendosë drejtësinë.

Komentoni