Kosova

Ndërhyrje e rrallë në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikn Vaskulare, është kryer një tjetër intervenim historik sot.

Në krye me Dr Daut Çejkun, në këtë institucion është kryer me sukses ndërhyrja për Glomus Caroticum tumorin, shkruan Gazeta Shneta.

Pacienti u operua me sukses, ndërsa pjesë e ekipës operatore ishin edhe Dr Eshref Osmani, Dr Edon Zylfiu dhe Dr Jetmir Gashi, i cili njoftoi për këtë rast.

Kjo është vetëm hera e tretë në histori të QKUK’së që realizohet një ndërhyrje e tillë. /Gazeta Shneta/

 

Komentoni