Lajme

Ndalohet koncerti i “On Records” në Podujevë, dy persona të therur me thikë

Kida, Mozzik dhe Getinjo nuk kanë mundur të përfundojnë mbrëmjen e tyre muzikore në Podujevë.
Mësohet se koncerti është ndërprerë pas një sulmi me koktej molotovi në lokalin ku po përformonin artistët.

Këtë e ka konfirmuar për GazetënExpress, komandanti i Policisë Rajonale të Podujevës, Bekim Bislimi.

“Mbrëmë rreth orës 21:20 minuta, në një lokal, ishte duke u mbajtur një koncert, ku nga disa persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur dy shishe koktej molotovi, ku si pasojë e kësaj janë lënduar dy qytetarë, ku menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Të shtëna me armë nuk ka pasur.”, tha Bislimi

Bislimi më tej tha se në konsultim me Prokurorinë kujdestare të shtetit, rasti titullohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*