Lajme

Ndahet nga jeta ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça

Ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça është ndarë nga jeta. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e Muçës dhe drejtues të Komunitetit Mysliman.

Selim Muça vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai ka drejtuar nga viti 2000 deri në 2014 KMSh. Në vend të tij erdhi Skënder Bruçaj, kreu aktual i KMSh. Muça nuk rikandidoi për të qenë sërish kryetar i KMSh-së për arsye shëndetësore dhe për t’i dhënë mundësi brezit të ri.

Këshilli i Përgjithshëm e shpalli H. Selim Muçën kryetar nderi dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Përgjithshëm të KMSh-së, me motivacionin: “Për kontributin e vyer në konsolidimin e vlerave fetare dhe atdhetare në shoqërinë shqiptare”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*