Kosova

Ndahen çmimet e gazetarisë për varfëri

Është mbajtur Ceremonia e 12 e ndarjes së Çmimit të Gazetarisë për Varfëri.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë shpallur fituesit e Çmimit të Gazetarisë për Varfëri 2017.

Çmimin e parë në këtë ceremoni e fitoi gazetarja e Televizionit të Kosovës, Valdete Osmani, ndërsa Majlinda Doda nga Radio Kosova fitoi çmimin në kategorinë `Audio-tregimi më i mirë`.

Fitues te tjerë u shpallën edhe Anđelka Čup me çmimin `Dokumentari më i mirë nga RTV`. Serbeze Haxhiaj me çmimin për Tregimin e shkruar më të mire nga Kallxo.com dhe BIRN dhe Driton Paçarada fitoi në kategorinë Fotografia më e mirë.

Kjo ceremoni u mbajt në shënimin e Ditës ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë dhe me qëllim të promovimit të rritjes së debatimit rreth çështjeve dhe shkaqeve të varfërisë në Kosovë.

Komentoni