ShowBiz

Nazife Bunjaku i bënë për pesë pare disa këngëtarë: Dasmat familjare i shndërruat në kafehane!

Këngëtarja e njohur e melosit popullor, Nazife Bunjaku, ka reaguar ashpër ndaj disa këngëtarëve, që këndojnë në shtetet e perëndimit nëpër dasma shqiptare, të cilëve, siç thotë ajo, kësaj radhe nuk do ua përmend emrat.

Bunjaku është ndier e shqetësuar me ta, pasi të tillët, në vend se të presin ofertat nga vet dasmorët, ata i thërrasin pandërprerë dhe i lusin që të shkojnë e të këndojnë (qoftë nevoja edhe pa të holla), duke ua shndërruar mbrëmjet solemne të dasmave të tyre në kafene, me lloj lloj muzike, pa i respektuar shijet dhe preferencat e tyre, është shprehur këngëtarja Bunjaku nëpërmes të një statusi në faqen e saj të Facebook-ut.

“Ikni e këndoni për 3 a 4 tavolina, ashtu si e keni nisë karrierën dhe mbarojeni”, u thotë Bunjaku.

Në vazhdim lexoni statusin e plotë të këngëtares Bunjaku:

“Zvicër e Europë i bëtë për gjynah. Festat e bukura familjare i shndërruat në kafehane. A keni sedër!!!!!?? Nuk jam kundër asnjë këngëtari, çfarëdo qoftë, por keni pak respekt për veten tuaj: Pse i lutni dasmorët; vi e të knoj pa pare! Po secili dasmor ka preferencat e tij, e thërret atë që i pëlqen, e jo, ju që i mërzitni duke i thirrë pa ndal. Unë i di me emra se kush janë ata, por për korrektësi nuk do ju përmend në këtë status. Dhe me e keqja është se ju thoni mos e merrni filan këngëtarin, se unë të vij pa pare! A keni pak yndyrë të njeriut që bini në këtë nivel!? Ikni e këndoni për 3 e 4 tavolina, ashtu si e keni nis karrierën dhe mbarojeni!!!!” /KI/

Komentoni