Bota

Natalia Gherman, përgjegjëse e OKB-së për Azinë Qendrore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka emëruar ish- nënkryeministren, Natalia Gherman si udhëheqëse të Qendrës Rajonale të OKB-së, për Azinë Qendrore (UNRCCA).

Guterres njoftoi në një deklaratë të bërë dje se 48 vjeçarja, Gherman do të pasojë bullgarin, Petko Draganov, mandate i të cilit ka përfunduar më 4 shtator.

Gherman shërbeu si ministre e punëve të jashtme dhe integrimit Evropian të Moldovisë, deri në vitin 2016.

Gherman, në vitin 2016 ishte e nominuar si kandidate për të zëvendësuar Bank Ki-moon-in, si sekretare e përgjithshme e OKB-së.

Komentoni