Lajme

Nait Hasani i përgjigjet bashkëbiseduesit të Grabovcit që e kishte sharë me nënë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani nuk duket të jetë prekur shumë nga ofendimi i një bashkëpartiaku të tij, që dëgjohet në përgjimet e një bisede mes të fundit me Adem Grabovcin.

Hasani i kontaktuar, nuk ka komentuar gjatë bisedën ku i shahet nëna nga një bashkëbisedues i Grabovcit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, pasi sipas tij ndodhet në një dasmë dhe ende se ka dëgjuar vetë bisedën ku fyhet, por vetëm ka dëgjuar nga të tjerët.

“Është natyrë e njerëzve”, ka thënë shkurt deputeti, i pyetur se si u përgjigjet ai ofendimeve që i bëhen.

Ndryshe, në audio përgjimet ndaj Adem Grabovcit, të publikuara të hënën nga portali “Insajderi”, në një nga bisedat me një koleget e tij partiak, dëgjohet i fundit duke e ofenduar rëndë Hasanin.

Biseda zhvillohet për Bujar Hasanin, e që bashkëbiseduesi pretendon se i takon LDK-së.

“Bujar Hasani… Ja q***ha Nanen Naitit, se Bujar Hasani është drejtor i LDK’së…”, thotë ai në një moment të bisedës me Grabovcin.

“Le ta q* nanën Naiti, bashkë më të”, vazhdon ofendonim, i njëjti, ndaj Hasanit.

Ndryshe, në audio-incizimet e Adem Grabovcit të publikuara sot nga “Insaderi”, shefi i grupit parlamentar të PDK-së duket të jetë njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të partisë më të madhe në vend. /Express/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*