Lajme

Naime Beqiraj përfaqëson Kosovën në festivalin e letërsisë në Kroaci

Poetja nga Kosova Naime Beqiraj do ta prezantoj Kosovën në edicionin e katërt të festivalit të letërsisë “Gornjogradski knjizevni festival”, që do të mbahet në Zagreb, prej 7 deri më 9 tetor.

Poetja Beqiraj, ka marr ftesën nga organizatorët e këtij festivali tradicional nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Zagreb, ndërsa pjesëmarrja është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.

Autorja ka bërë të ditur për “Bota sot”, se poezitë me të cilat do të paraqitet në këtë festival janë përkthyer në gjuhën kroate nga Mehmet Latifi. Për gjatë tre ditëve sa do të zgjas Festivali, qyteti i Zagrebit do të jetë nikoqir i 70 poetëve nga Kroacia dhe rajoni, të cilët do të prezantohen me krijimet e tyre.

Për herë të parë në historinë e këtij Festivali, do të ndahet çmimi Zvonimir Milcec, që sipas organizatorëve ka për qëllim të fuqizojë poetët e rinj.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*