Video

Nacionalisti ‘shpërthen’ në të qara, tmerrohet nga policia (Video)

Një nacionalist ka publikuar një video ku pretendon se është tmerruar nga policia dhe u detyrua të fshihej pas protestave të dhunshme në Charlottesville, Vixhinia.

Christopher Cantwell ka filmuar veten dhe filloi të qante kur po tregonte se si u mundua të mbrohej pasi dëgjoi se ka dalë një urdhër arresti për të.

35-vjecari u përfshi në protestat e dhunshme me policinë në nder të heroit kombëtar Robert E.Lee të shtunën.

“Unë jam i armatosur, nuk dua dhunë me ju. Jam i tmerruar dhe i frikësuar pasi ju doni të më vrisni. Nëse unë duhet të shkoj në burg, ju e dini se nuk është hera e parë dhe e dini se unë i bindem ligjit,” – thotë ai në video.

Kështu, ai i bëri ftesë të hapur policisë për një takim paqësor, ku mund të dënohej me burg por jo ti merrnin jetën.

Komentoni