Myftiu: Gjumi pjesë e rëndësishme e jetës që duhet kushtuar rëndësi

Gjumit si shumë sëmundjeve të ndryshme duhet t`i kushtojmë rëndësi shumë të madhe, në mënyrë që trupi ta arrin qetësinë e tij. Kështu deklaroi Blerim Myftiu, neurolog në emisionin...

Gjumit si shumë sëmundjeve të ndryshme duhet t`i kushtojmë rëndësi shumë të madhe, në mënyrë që trupi ta arrin qetësinë e tij.

Kështu deklaroi Blerim Myftiu, neurolog në emisionin e mëngjesit në RTK, ku tha se për gjumë trupi ndonjëherë proteston dhe rebelohet. Ai tha se nuk do të thotë se ke fjetur 8 orë e ke plotësuar normën, por ka njerëz që kanë fjetur 6 orë dhe mund të ketë plotësuar normën e duhur të gjumit.

Gjumi mjafton të bëhet me qetësi, në mënyrë që në mëngjes të jeni të kthjellët.

Myftiu tha se këto ditë që shënohen, më tepër janë për të ngritur vetëdijen për atë çështje që nëpërmjet ligjëratave të krijohet një vetëdijesim për shumë sëmundje, e jo vetëm për problemin e pagjumësisë.

Ai tha se gjumi është shoqërues i shumë sëmundjeve e që nuk njeh moshë, prandaj nëse i kushtohet rëndësi edhe kohës së gjumit, atëherë situata do të përmirësohet në trupin tuaj. Me këtë sëmundje të gjumit kanë problem pacientët obez, ata me diabet, tension tj.

Sipas tij, duhet t’i shmangemi kafeinës dhe disa pijeve në orët e vona, ushqimit, pajisjet teknologjike etj., në mënyrë që ne të kemi gjumë të mirë.

Myftiu përmendi edhe disa barëra që pacientët përdorin për përmirësimin e gjumit, por që sipas tij, kjo është për një kohë të shkurtë dhe prapë kthehet situata e njëjtë. Por ka disa medikamente më të forta që ju ndihmon sidomos pacientëve me depresion.

Kategoritë
LifeStyle
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera