Mustafa vlerëson sukseset e arritura nga “FC Prishtina Futsal”

Kryeministri Isa Mustafa ka pranuar sot fanellën e personalizuar me inicialet IM, nga drejtori i FC Prishtina Futsal, Fatos Dili. Me këtë rast, Mustafa ka vlerësuar sukseset e arritura...

Kryeministri Isa Mustafa ka pranuar sot fanellën e personalizuar me inicialet IM, nga drejtori i FC Prishtina Futsal, Fatos Dili.

Me këtë rast, Mustafa ka vlerësuar sukseset e arritura nga ky Klub, duke theksuar përkrahjen e institucioneve.

“Sot pranova fanellën e personalizuar me inicialet IM, nga Drejtori i “FC Prishtina Futsal”, Fatos Dili. Edhe pse klub i themeluar më vonë, “FC Prishtina Futsal” ka arritur suksese të konsiderueshme në vend. Jam i kënaqur që institucionet vendore po përkrahin zhvillimin e këtij klubi perspektiv”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Instagram, duke publikuar edhe një fotografi me Fatos Dilin.

Kategoritë
Sport
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera