Lajme

Mustafa vlerësoi kontributin e Samuel Zhbogarit për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar. 

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin e madh gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij për thellimin e progresit në shumë fusha. 

Kryeministri Mustafa veçoi kontributin e posaçëm të z. Zhbogar për avancimin e proceseve integruese evropiane. 

Shefi i deritashëm i Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehu përkrahjen e mëtejme për Kosovën. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*