Lajme

Mustafa: Vizat hiqen në fillim të 2017, nëse kryhet shpejt Demarkacioni

Kryeministri Mustafa ka thënë se nëse çështja e Demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, përfundon sa më shpejt, atëherë kosovarët mund të lëvizin pa viza në fillim të vitit 2017. Ai ka bërë me dije se nëse Demarkacioni nuk përfundon, atëherë edhe vizat mund të shtyhen.

“Unë nuk mund te them sigurt. Por besoj që në fillim të vitit 20017 vizat do të hiqen. Këtë e them duke bëre me dije se nëse përfundon Demarkacioni sa më shpejt. Nëse kjo nuk kryhet atëherë as vizat nuk do të hiqen në vitin  ardhshëm”, ka thënë Mustafa. 

Mustafa: Demarkacioni mund të kthehet në Kuvend  gjatë tetorit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se liderët e partive kosovare nuk mund të takohen javën tjetër për të diskutuar rreth demarkacionit. Ai ka thënë se kjo mund të ndodh në javët e ardhshme. Mustafa ka treguar se çështja e Demarkacionit do të mbyllet shpejtë. I pari i ekspletivit ka thënë se pasi të mblidhen të gjitha faktet, Demarkacioni do të ratifikohet në Kuvend.

“ Nuk mund të takohemi javën e ardhshme. Unë jam në disa takime jashtë shtetit. Kjo mund të behet javëve ne vijim ,por jo javën e ardhshme”, ka thënë Mustafa.

 I pari i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për ftesën që u ka bërë opozitës liderëve të opozitës.

Mustafa ka thënë se edhe ky takim mund të ndodh pasi ti përfundoj takimet që është duke i bërë me kryetarët e Komunave që janë rreth kukunjve të Kosovës.

“Në fillim të tetorit do ta takoj opozitën dhe ti qesim të gjitha faktet e që ne do të shohim se si tia bëjmë. Unë nuk konsideroj që marrëveshja të riprocedohet, por që ne deri më tani nuk kemi fakte që e thonë të kundërtën. Ne duhet të ulemi edhe ti qesim faktet edhe njëherë. Kjo zvarritje na pengon, si në liberalizmin e vizave e që deri më tani jemi dëmtuar shumë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se gjatë muajt tetor do të këtë takim edhe me kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli. Mustafa ka thënë se pasi të mblidhen të gjitha faktet, Demarkacioni do të ratifikohet në Kuvend.    

Kryeministri ndër të tjera nuk ka pohuar se duhet të drejtohet në gjykatën e arbitrazhit e që ai thotë se s’ka fakte.

“Nuk është e nevojshme të shkojë në këtë Gjykatë. Mund të themi se pas të gjithë shqyrtimit të fakteve dhe pas përfundimit të takimeve ne do të provojmë që Demarkacionin ta çojmë në Kuvend për ratifikim”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Demarkacioni duhet të përfundoj sa më shpejt, pasi siç thotë ai për ketë çështje nuk mund të rrezikohen vizat dhe shumë gjera të tjera.

Kryeministri Mustafa në ArgumentPlus’ të rtv 21, ka folur edhe për dështimin e votimit të Ratifikimit të Demarkacionit të seancën e 1 shtatorit. 

Ai ka thënë se tërheqja është bërë për të mos pasur konflikte dhe përçarje.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*