Ekonomi

Mustafa: Vendimet e mëdha nuk janë fjalë që thuhen fushatave por veprime konkrete

Kreu në detyrë i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka treguar për miratimin e Pakos Fiskale 2.0 me mbi 20 masa të reja të politikave fiskale, të cilat, sipas tij, do të kenë impakt të madh konkret në të bërit biznes, duke fuqizuar sektorin privat si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit.

“Qeveria jonë, përmes dy pakove fiskale, reformave thelbësore dhe në dialog të vazhdueshëm me bizneset, ka shënuar progres historik në ekonomi, duke arritur rritjen më të madhe në rajon, duke rritur investimet e huaja, me Buxhet mbi 2 miliardë euro dhe rezultate të tjera për të cilat kemi marrë vlerësimet më të larta nga institucionet më kredibile globale”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se vendimet e mëdha për vendin nuk janë fjalë që thuhen fushatave paraelektorale për të arsyetuar veprimet amatoreske në politikë, por veprime konkrete reformuese që sjellin rezultate për shtetin, për ekonominë, për bizneset e qytetarët.

Komentoni