Lajme

Mustafa uron studentët dhe profesorët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në arsimin e lartë, ka uruar të gjithë studentët dhe profesorët, e veçanërisht studentët që sivjet janë regjistruar për herë të parë.

Kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur arsimin e lartë dhe universitar, si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit.

“Qeveria e Kosovës e ka prioritet mbështetjen e arsimit në të gjitha nivelet, duke përfshirë përkrahjen thelbësore për nivelin e lartë dhe universitar të studimeve. Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës do të përkrah fuqishëm përmirësimin e kushteve, por mbi të gjitha ngritjen e cilësisë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në urimin e kryeministrit Isa Mustafa. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*