Kosova

Mustafa shpreh përkrahjen e Qeverisë për Komunën e Deçanit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj. 

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, u bisedua për mundësitë e rritjes së mbështetjes së Qeverisë së Kosovës për projektet konkrete kapitale në Deçan, në funksion të përmirësimin të mëtejshëm të jetës së qytetarëve të kësaj komune. 

Kryeministri Mustafa premtoi përkrahje të plotë të Qeverisë për projektet që kanë për synim zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe përmirësimin e gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Deçanit. /KI/

Komentoni