Kosova

Mustafa: Shërbimi civil rol të rëndësishëm në progresin e gjithanshëm të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj, i shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli. 

Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e fuqizimit të shërbimit civil, nevojën e ndryshimit të legjislacionit përkatës, avancimin e proceseve që lidhen me strukturimin dhe aspektet tjera që lidhen me reformimin e shërbimit civil në Kosovë. 

Kryeministri Isa Mustafa, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Këshillit duke ofruar përkrahjen e plotë të Qeverisë për kryerjen e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. 

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi orientimet e Qeverisë së Kosovës për reformimin e shërbimit civil dhe avancimin e gjithanshëm të tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka shërbimi civil në progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë.  

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa, theksoi hapat që po ndërmerren nga Qeveria në eliminimin e çdo lloj keqpërdorimi dhe parregullsie, veçanërisht në aspektin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe akteve korruptive. 

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj, e njoftoi kryeministrin Mustafa për punën dhe përkushtimin anëtarëve të Këshillit për të kontribuar në avancimin e shërbimit civil të Kosovës. 

Duke kërkuar përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë të Qeverisë, Manaj shpalosi edhe objektivat kryesore të Këshillit. /KI/

Komentoni