Kosova

Mustafa: Respekti i qytetarëve kthehet me punë

Lidhja Demokratike e Kosovës po llogaritet si fituesja më e madhe e zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, duke mbledhur mbi 210 mijë vota.

Për suksesin e partisë, ka disa fjalë kryetari i saj, Isa Mustafa. Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se do ta kthejnë respektin e qytetarëve me punë.

“LDK nuk fitoi në këto zgjedhje nga lavdërimi dhe as për tu lavdëruar. Respekti i qytetarëve kthehet me punë dhe me përgjegjësi. Prandaj çdo fitore e shton peshën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe ndaj çdo njeriu”, ka shkruar Mustafa.

Komentoni